Publikimet e Fundit:


brod panorama
Takimi Bjeshkatar “BRODI 2014″

  PLANI I SHËTITJES -  MARSHIMIT - PUSHTIMIT    E DIELE 31 Gusht 2014 [...]

liqeni i zemer panora
Liqeni i madhë – ZEMËR 2282m/lmd

PLANI I SHETITJES – MARSHIMIT – PUSHTIMIT E DIELE 10.08. 2014 [...]

Gjallica panorama
Maja GJALLICA 2486m/lmd

PLANI I SHETITJES – MARSHIMIT – PUSHTIMIT E DIELE 03.08. 2014 [...]

strellci panorama
Bjeshka e Strellcit – Kalaja e ”Adem Rrustemaj” 1882m/lmd

PLANI I SHËTITJES – MARSHIMIT – PUSHTIMIT E DIEL 27.07. 2014 [...]


Pyetje më të shpeshta?


Si ti bashkohem grupit?
Për t’ju bashkangjitur grupit tonë në aktivitetin e radhës ju duhet që të konfirmoni ardhjen tuaj, kjo bëhet me qëllim që të dihet numri i sakët i pjesëmarrësve, në mënyrë që të bëhet rezervimi i mjetit transportues.

Konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj mund ta bëni çdo të premte prej orës 19:00 – 20:00 në zyrën tonë ose duke na kontaktuar në numrat e telefonit (Për më shumë rreth adresës dhe numrave të telefonit kliko këtu)

VËREJTE: Ju mund ti bashkoheni grupit tonë vetëm tri herë nëse nuk jeni anëtar i rregullt i shba PASHTRIKUT, për më tepër pjesëmarrje ju duhet të anëtarësoheni tek ne!

Si të bëhem anëtar i Sh.B.A. Pashtrikut?
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste PASHTRIKU është shoqëri e hapur dhe bën anëtarësimin e të gjithë njerëzve me vullnetin e mirë pa dallim gjinie, race, feje, nacionaliteti, regjioni, moshe.

Po ashtu ne inkurajojmë fuqishëm anëtarësimin e rinisë dhe gjinisë femërore në shoqërinë tonë. Ju mund të bëheni anëtar i shoqërisë tonë duke e plotësuar formularin e anëtarësimit, këtë formular mund ta shkarkoni këtu (Fletë Anëtarësimi) ose mund ta merrni në zyrën tonë.

Ju duhet ta keni me vete letërnjoftimin tuaj dhe formularin e plotësuar, duhet ta dorëzoni tek ne. Po ashtu ju duhet që ta bëni pagesën 10 euro tek ne ndërsa për moshat minore, student dhe pensioner çmimi është 5 euro, kjo pagesë vlen për 1 vit të plot kalendarik.

Cilat pajisje janë të nevojshme?
Ekspeditat tona mund të zgjasin një e më shumë ditë, gjithashtu ato realizohen në të katër stinët e vitit, por ne do të ju rekomandojmë disa pajise elementare të cilat ju duhet ti keni me vete. (Ne ju rekomandojmë që të keni peshë sa më të lehtë të ngarkesës totale)
Veshjet dhe pajiset elementare:

Këpucët të thella,
Çorapë rezervë,
Pantallona komod sezonale,
Bluzë komode sezonale,
Bluza rezervë 2-3 copa,
Çantë e krahut me volum të mjaftueshëm,
Mbulesë për mbrojtje nga shiu,
Shkopinj për bjeshkatari nëse keni,
Brisk ose thikë..

Ushqimi dhe pijet esencial:
Ujë 1L apo më shumë,
Lëngje të freskëta,
Ushqimi të pa yndyrshëm,
Limon dhe fruta tjera,
Përzirje të frutave të thata,
Çokollata dhe ëmbëlsira tjera,